2.7 KiB
title | type | layout | version |
---|---|---|---|
Politikat e privatësisë | page | subpage | 1 |
Faqja publiccode.eu menaxhohet nga FSFE e.V. Kur kjo politikë referon me "ne", e ka fjalën për FSFE.
Çfarë mbledhim dhe pse
Kur ju përdorni faqen e internetit për të nënshkruar letrën tonë të hapur, ne mbledhim dhe ruajmë informacionin për emrin tuaj, adresën e e-mailit dhe vendin, që ju keni dhënë me pëlqimin tuaj. Ne do të publikojmë emrin tuaj në letrën e hapur, nëse keni rënë dakord për të shfaqur publikisht emrin në [listën e signatures] (/openletter/all-signatures). Ne gjithashtu do të japim emrin dhe vendin tuaj për marrësit e letrës (anëtarë të Parlamentit Evropian dhe kombëtar ose parlamentet rajonale). Ne nuk do të ndajmë adresën tuaj të postës elektronike. Ne e ruajmë këtë informacion në një bazë të dhënash për kohëzgjatjen e fushatës Paratë publike - Kodi Publik dhe e fshijmë më pas.
Nëse keni pranuar të kontaktoheni për fushatën, ne do të përdorim e-mailin tuaj për t'ju dërguar informacion në lidhje me fushatën, gjatë dhe pas saj.
Kush ka akses në të dhënat e grumbulluara?
Të gjitha informacionet e dorëzuara nëpërmjet faqes së internetit, qoftë të ruajtura në webserver ose në sistemin tonë, është në dispozicion të FSFE-së stafit dhe praktikantëve. Informacioni është gjithashtu i disponueshëm për ekipin e administratorit të sistemit të FSFE-ë Informacioni ruhet i pa enkriptuar në serverat tanë, që do të thotë se informacioni është gjithashtu i disponueshëm për stafin e PlusServer GmbH ku janë vendosur serverat tanë.
Cilat janë të drejtat e tua?
Keni të drejtën të merrni të dhënat personale që i kemi ruajtur rreth jush, si dhe të drejtën për të na udhëzuar që t'i korrigjojmë nëse janë të gabuara. Ju gjithashtu keni të drejtë të kundërshtoni ruajtjen e informacionit, në këtë rast ne do të heqim të dhënat e tua personale dhe gjithashtu keni të drejtën për të hequr pëlqimin tuaj ndaj vazhdimësisë të përpunimit të së dhënave të tua në lidhje me këtë politikë, ku gjithashtu do fshijmë çdo të dhënë tuajën.
Kë duhet të kontaktoni
Nëse keni pyetje në lidhje me përdorimin e të të dhënave tuaja, nëse do të dëshironit të kërkoni një kopje të të gjitha informacioneve që kemi ruajtur për ju, ose do të donit të bisedonit me Punonjësin për Mbrojtjen e të Dhënave për ndonjë tjetër qëllim, personi i caktuar për Mbrojtjen e të Dhënave në FSFE është drejtori ekzekutiv, të cilin mund ta kontaktoni në privacy@fsfe.org.